Camaj: Arritëm qëllimin për të cilin formuam Alternativën Shqiptare

Pas aprovimit të ligjeve nga Qeveria që Tuzin e definojnë Komunë të plotë, kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj ka dalur me një deklaratë për media, ku në mes tjerash thotë që ky subjekt ka arritur qëllimin për të cilin është formuar,  arritjen e Komunës së plotë të Malësisë.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë:

Të nderuar qytetarë ,

Siç e dinë opinioni i gjerë se angazhimi im politik ka filluar në Alternativën Shqiptare, subjekt ky i formuar me qëllimin primar, arritjen e Komunës së plotë për Malësinë.

Mbas një angazhimit tim mbi një dekadë në politikë, sot dua të ndaj me ju një fakt shumë të gëzuar, Aprovimin e ligjeve nga Qeveria që Tuzin e definojnë Komunë të plotë.
Ligjet shumë shpejt do të aprovohën në Parlament.

Pra, me aprovimin e ligjit sot nga Qeveria e Malit të Zi, Alternativa Shqiptare arriti dy synime elementare! Një, që Malësia të ketë statusin e Komunës dhe kjo të realizohet përmes ndryshimit të ligjit, pa referendum.

Vendimi sot në Qeveri është sjellur njëzëri, i përkrahur nga të gjithë anëtarët e subjekteve politike që përbëjnë shumicën në nivel qendror!

Unë po këtu dua të ju rikujtoj tri momente kyçe që i kanë paraprirë realizimit të Komunës së plotë pa referendum.

1. Votimi kundër Komunës së kryeqytetit nga dy deputët shqiptarë në parlament, z. Gjeloshaj dhe z. Nimanbegu;

2. Procesuimi në rend të ditës, për herë të parë në parlamentin e Malit te Zi, të ligjit që sot u aprovua në Qeveri nga po të njëjtit deputetë;

3. Vendosmëria e Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur”, mbas zgjedhjeve të 16 tetorit , 2016 që komuna e Tuzit është bazë e çfardo Marrëveshje për të qenë pjes e qeverisjes qendrore.

Pa hyrë në debate me politikanë lokal, e të tjerë që merrën me manipulime gati tre dekada, po këtu dua që emrin tim personal, të Alternativës Shqiptare, si dhe koalicionit “Shqiptarët e Vëndosur” të falenderoj në radhë të parë bashkëpuntorë e afërmit, poashtu edhe votuasit dhe përkrahësit e Alternativës Shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve!

Ne nuk do të ndalemi këtu, sepse kemi prap shumë për të bërë në integrimin e plotë të shqiptarëve në trojet e veta në Mal të Zi.

Gjergj Camaj,
Kryetar i ASH

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!