Liridona Seferoviq, shqiptarja që vjen nga Mali i Zi është një nga emrat më të rinj në fushen e modës. Dona është vetëm 24-vjeçe dhe sapo është futur në tregun e dizajnit. Shqiptarja nga Mali i Zi ka kryer studimet për Gjuhë të Huaja dhe Fashion Design.
Duke qenë se e ka pëlqyer gjithnjë moden, vendosi të studionte këtë degë, në Tiranë, sepse Mali i Zi nuk ia jepte këtë mundësi dhe aq më tepër në gjuhen shqipe. E inspiruar nga Karl Lagerfeld, që është krijuesi i Chanel, ajo pret që pasioni i saj për moden të marrë përmasa përtej kufinjve.
Talenti i Donna Donches (siç i pelqen ta thërrasin) u pikas nga kostumografja e Top Channel, Elva Belle,e cila i ofroi Donës mundësinë për të punuar në televizionin Top Channel duke veshur vipat e kësaj media. Ndonëse akoma në hapat e para, talenti i saj nuk është lënë në hije por po fuqizohet dita ditës dhe promovimi më i mirë janë veshjet e saj në trupin e vajzave më të lakmuara të ekranit, si i atyre të motrave Vjollca, Jonida Shehut dhe shumë të tjerëve në këtë ekran. Kur e pyetëm për emra konkrete se si është të punosh me vipat e Top Channel, nëse dikush nga ato kishte teka apo nëse vetë Dona pelqente të punonte me dikë në veçanti, stilistja e Top-it “e dredhon” përgjigjen duke dashur të mos jap emra, mirpo në fund dorëzohet dhe tregon se Marina është vajza për të cilen krijon me dashuri.
“Nuk dua të bëj perjashtime pasi secili është i veçantë në atë që përcjell përmes ekranit . Por të krijosh për Marina Vjollcen është shumë interesante sepse kur shikon krijimet e tua në një femër të bukur si ajo, e kupton që puna ia ka vlejtur. Edhe me programin “Select” ndihem shumë komode sepse aty pasqyroj në njëfarë mënyre edhe stilin tim,” tregon Donna Donche për Politiko.al
Dona pret që e ardhmja të ndikoje fuqishëm në imazhin e saj dhe krijimet e saj të njihen edhe përtej Shqipërisë e Malit Zi, e cila ëndërron të krijoje një brand të sajin dhe të ndihet e realizuar në fushen të cilen e ka me kaq pasion.
“Moda mund të jetë ndjekje e trendeve të fundit por jo çdokush ka mundësinë ta ndjeke atë me detaje. Një harmonizim i thjeshtë ngjyrash dhe përshtatje e veshjes me vendin ku ndodhen ,do të ishte një veshje e përshtatshme. Por mbi të gjitha, askush nuk duhet të dale nga vetja ,për të ndjekur një trend i cili nuk i shkon aspak për shtat,” sugjeron Donna Donche./Politiko.al/
Një nga krijimet për Marina Vjollcën: