Siç mëson portali Malësia.ME, Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka aprovuar dy ligjet të cilat mundësojnë që Tuzi të fitojë statusin e komunës së plotë.
Fjala është për ndryshimet e Ligjit mbi organizim territorial, ku Tuzi definohet si komuna e 24-të në Mal të Zi si dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryeqytet, ku Tuzi do të fshihet si komunë e Kryeqytetit.
Pas këti aprovimi, ligjet do të dërgohën në Parlament në votim.
Ligjet nga ana e Qeverisë janë aprovuar në bazë të marrëveshjes së koalicionit mes ”Shqiptarëve të Vëndosur” dhe PDS-së./Malësia.ME/