PD përkrahë Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale

Partia Demokratike (PD) njoftoi se do të përkrahë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanoviqin për president të Malit të Zi.

“Gjukanoviqi është partneri ynë i vjetër i koalicionit. Po ashtu, jemi të bindur se ai personalisht është garanci e integrimeve euroatlantike, i marrëdhënieve shumë të mira me vendet në rajon dhe demokracisë multietnike në Mal të Zi”, thonë nga kjo parti.

Shtohet se PD-ja për këtë arsye, me infrastrukturën e vet, do të përkrah kandidatin për kryetar të PDS-së./ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!