Mal i Zi, u arrestua shtetasja ruse për përhapje të panikës për koronavirusin

Policia e Malit të Zi arrestoi në Tivar një shtetase ruse, A.G. (35), e cila dyshohet për veprën penale, përhapje panik për virusin korona.

“Ajo në profilin e saj në një rrjet social ka publikuar se në Malin e Zi me koronavirus janë të infektuar rreth një mijë persona, kanë vdekur gjashtë, madje se Malin e Zi e pret një skenar si Italinë”, kumtoi drejtoria policore.

Përveç kësaj, e arrestuara në publikimin ka shkruar se i tërë personeli në hotelin “Avala” është i infektuar me virusin korona dhe janë të hospitalizuar. E arrestuara do të paraqitet para prokurorit kompetent në Kotorr.

Në Mal të Zi, deri më tani, janë konfirmuar 22 raste të infektuar me virus korona. K

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!