1 qershori, afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Tranzicionin Demokratik, Dragan Koprivica, thotë se data 1 qershor është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re, por kjo duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai beson se Mali i Zi nuk është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje politikanëve që sa më parë të caktojnë seancën e Kuvendit të Malit të Zi.

Koprivica tha se ndihma urgjente për qytetarët në këtë krizë ekonomike nuk duhet të varet nga zgjedhjet në Beranë. Ai po ashtu thotë se është bërë një dramë e panevojshme për një çështje teknike, se ku qytetarët e Serbisë do të votojnë në Mal të Zi, me qëllim të grumbullimit të pikëve politike. Ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq, dje tha se qytetarët e Serbisë do të mund të votojnë në vendvotime në Mal të Zi edhe jashtë përfaqësive zyrtare diplomatike dhe konsullore. Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar përgjigje ndaj Malit të Zi për shkak të ndalimit të mëhershëm të votimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!