Gegaj: Të drejtat e shqiptarëve sipas standardeve evropiane

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Nikollë Gegaj, për gazetën Pobjeda ka deklarur se ekziston qëllimi dhe vullnet i pushtetit, ku edhe rezultatet janë të dukshme që të drejtat e shqiptarëve të harmonizohën dhe të rritën në nivelin e standardeve evropiane.

Duke u përgjigjur në pyetjën, a pretë miratimin e ndryshimeve në ligjin zgjedhor në pjesën e përfaqësimit të shqiptarëve, që është paraparë si mundësi në marrëveshjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Gegaj thotë se ai nuk mund të komentojë këtë çështje në detaje, për shkak se nuk ka marrë pjesë në grupit të punës.

Më duhet të them, që me shkeljën në pluralizëm Mali i Zi ndjeu nevojën që edhe në parlament të jenë të përfaqësuar pakicat, me të cilët dëshiron të ndërtojë të ardhmen dhe të cilët dhjetë vjet më vonë dhanë një kontribut të pamatur për rikthimin e shtetësisë së Malit të Zi.Siç e dimë Parlamenti i Malit të Zi nga viti 1996 ka sjellur ligje afirmative për pakicat.Përmes mekanizmave të veçanta, u mundësua që shqiptarët të jenë vazhdimisht të përfaqësuar dhe ligji ekzistues që është në fuqi në asnjë mënyrë nuk i rrëzon këto të arritura.Gegaj thotë se mandatet fitohën dhe humbën në lojën politike.

Kur është fjala për  komunën e Tuzit, Gegaj thotë se “na duhet komunë ekonomikisht dhe financiarisht e qëndrueshme” dhe jo komunë vetëm në letër”.

Ne sot funksionojmë si komunë me kompetenca që kanë komunat e tjera në Mal të Zi.Natyrisht që nuk kemi mundur në mënyrë të nxituar të sjellim të gjitha ndryshimet që janë të nevojshme, pra edhe hapjen e segmenteve administrative të komunës, por vazhdimisht punohet në këtë,shprehet Gegaj.

Gegaj thotë se në komunën e re të Tuzit së fudmi janë hapur zurat e ujësjellësit dhe kanalizimit (Vodovod),pastaj Çistoqa,Shërbimet komunale, Qendra për Punë Sociale,Enti për Punësim, degë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila vepron në Tuz tash disa vite dhe kjo ka mundësuar punësimin e të rinjve.Ai shpreh pritshmëritë se do të vazhdohët me këtë ritëm dhe se në komunën e re të Tuzit, qytetarët do të mund të kryejnë të gjitha nevojat.

Gegaj fuqimisht e dënon vandalizmin dhe primitizmin e treguar nga autorët që digjen flamujt e dy vendeve tona fqinjë.Ai shton se disa ekstremistë fatkeqësisht dogjën flamurin shqiptarë edhe në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Serbi si dhe në vitin 2007, kur Mali i Zi njohur pavarsinë e Kosovës.Më duhet të përgëzoj reagim efikase të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, shprehet Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje