Kosova zgjedhë mes Ulqinit dhe Shqipërisë (Video)

Turizmi shqiptar dhe ai ulqinak në Panairin e Prishtinës

Në mediat e Kosovës flitet shpesh për turizmin shqiptar, për shkak se kërkesa kosovare për të është gjithhmonë më e lartë e kërkesa e shqiptarëve për turizmin në Kosovë. Për këto e për të tjera diskutuam në Rrokum TV, me rastin e Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Travel FAIR, që u zhvillua në Prishtinë, në datat 21 dhe 22 Prill. Në studio: Flora Xhemani Baba drejtore e revistës Travel dhe Zana Hollaj-Sarvan, Drejtoresha e Turizmit të Ulqinit.

Zana Hollaj-Sarvan për Rrokum TV thotë se i ka hyrë kësaj gare sfiduese për t’ia sjellur imazhin e merituar qytetit të Ulqinit.

Siç ishte parashikuar dhe shpresuar,si nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Qytetit te Ulqinit ashtu edhe nga ulqinakët,në dallim nga viti i kaluar ky sezon duke se do jetë mjaft i suksesshëm.Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit z.Zana Sarvan thotë se: Për turizmin e sivjetshëm çdo gjë ka qenë e pregaditur ne kohë,hotelet,akomodimet private,plazhet.

Organet kompetente kanë qenë punëtorë dhe të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve dhe mbajtjen e premtimeve të tyre të dhëna nëpër organizimet e ndryshme ku prezantohej turizmi në Ulqin. Këto premtime i bënin borxhlinj ndaj të gjithë atyre që zgjedhin Ulqinin si destinacion për të kaluar pushimet e tyre dhe siç po shihet deri tani,të dyja palët janë të kënaqura.

Përveç plazheve disa kilometërshe, rërës shëruese, ujit me squfur,gjirit përrallore të Valdanosit,si dhe të pishave freskuese që janë të gjitha dhuratë e natyrës,Ulqini vazhdon të dallohet për sigurinë që ofron përgjatë 24 orëve .Gjatë verës çdo gjë jeton 24 ore,lokalet,diskotekat,restorantet,fast-food-e ,nuk e dine çfarë do të thotë fjala gjumë apo pushim.

Ulqini i vogel por me “zemër të madhe”me gjitha të mirat dhe të metat që ka, vazhdon të presë me duar të hapura gjithë ata që deshirojnë të vijnë e ta shohin nga afër më shpresën se do të kënaqen dhe do t`i kthehen përsëri vitin tjetër.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!