Situata politike në komunën e Gucisë është e rëndë si rezultat i bllokadës së punës së kuvendit të shkaktuar nga largimi i një këshilltari të pozitës.Pasi që kuvendi ka gjithësei 30 këshilltarë raporti aktual është 15 me 15, dhe për të dalur nga kjo situatë ka dy rrugëdalje përkrahja e shumicës nga donjë parti ose zgjedhjet e reja.
Së shpejti pritet epilogu për shkak se janë shterrur të gjitha mundësitë, përfaqësuesit e partive në pushtetë shpresojnë në gjetjen e rrugëdaljes por nuk i përjashtojnë zgjedhjet e parakoshme.
Kryetarja e Komunës Anela Çekiq për emisionin shqip në RTCG thotë se, siç dihet mbledhja e Kuvendit Komunal e cila ka qën e caktuar me 31 mars të këti viti nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit gjegjësisht për shkak të mos ardhjes së opozitës dhe një këshilltari të shumicës i cili ka kaluar në opozitë.Në atë mbledhje, për veç pikës më të rëndësihme miratimit të buxhetit, ka qën e paraparë të miratohen edhe disa vendime të rëndësishme për funsionimin e qeverisjes lokale.
Çekiq beson se mund të arrijnë deri te një marrëveshje e caktuar, por nëse nuk arrihet marrëveshja atëher pasojnë masat që do të ndërrmarë Ministria e Punëve të Mbrëndshme gjegjësisht qeveria nga kopetencat e saj ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakoshme, shprehet Cekiq.
Enver Dedushaj nga UDSH thotë së që nga qeshori i vitit të kaluar kuvendi nuk ka mundur të mbajë mbledhjet për shkakë se një këshilltarë i DPS ka kaluar në opoizitë dhe është krijuar situata që të jemi baraz dhe opozita si çdo kund e pretë këtë situatë dhe nuk është përgjigjë ftesave të kuvendit.
Dedushaj thotë se UDSH është e gatshme të pranojë edhe ndonjë parti tjetër në kualicion, por ndoshta zgjedhjet janë mundësia momentalisht e vetme.
Myftar Balidemaj nga Aleanca Shqiptare thotë se në Komunën e Gucisë eshtë në një bllokadë totale dhe nuk është aprovuar as buxheti për vitin 2016.E vetmja zgjedhe është që DPS të kthejë këshilltarin të cilin e ka humbur ose mbetet zgjidhja përfundimtare që të shpallen zgjedhjet e reja.Balidemaj thotë që Aleancës Shqiptare kjo nuk i pengon fare dhe partnerave të kualicionit i kemi treguar se ne, si subjekt politik në çdo kohë jemi të gatshëm për zgjedhje të reja.
Asdren Çelaj thotë se LDnëMZ si parti opozitare nuk e ka obligim të u’a sigurojë kuorumin atyre që vet nuk arrijnë ta sigurojnë.Çelaj e konfirmoj që ka pasur bisedime me kryetarën e Komunës që LDmëMZ ti bashkohet shumicës.Ne jemi të gatshëm të dalim nga kjo krizë dhe ti bashkohemi shumicës por me disa kërkesa, që punësimi të jetë në bazë proporcionale si pas numrit të popullsisë, poashtu edhe investimet dhe buxheti të parashihet në bazë proporcionale edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Çelaj thotë se zgjidhja ma e mirë në këtë moment dhe rrethana do ishin zgjedhjet për arsye se është thyer çdo ligjë, kushtetuta dhe statuti i kuvendit dhe nuk është mbajtur asnjë mbledhje më shumë se 12 muaj dhe si rregull ishte dashur të mbahen zgjedhjet e parakoshme, shprehet Çelaj./Malësia.ME/