Alternativa shqiptare, dje u dergoi letër kryetarëve të Forcës, UDSH-së, LDSH-së dhe PD-së duke kërkuar mbështetje nga ata për zgjedhjet lokale në Plavë dhe Podgoricë.
Mbështetur në rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale dhe parlamentare si dhe në bazë të analizave që kemi bërë në teren, ASH është subjekti i vetëm shqiptarë që mund të ruaj statusin parlamentar në Komunën e Plavës si dhe të arris statusin parlamentar në komunën e Podgoricës, thuhet në letren e ASH-së.
LDSH është e para që ka kthyer përgjigje duke refuzuar thirrjen e ASH-së.
Lajmërojmë ASH-në dhe opinionin e gjerë, se LDSH-së, nuk i shkon ndërmend të përkrah subjekte të cilat janë të rreshtuara te pushteti qendror, dhe as kandidatë të cilët në zgjedhjet e kaluara, votat i kanë fituar në retorikën kundër politikës, të cilën, në zgjedhjet presidenciale, dhe jo vetëm, e përkrahen pa-rezervë, thuhet mes tjerash në përgjigjen e LDSH-së./Malësia.ME/