Gjeloshaj për Tv Vijesti: Do t’i mbështesim bujqit e Malësisë

“Qytetarët iu përgjigjën mirë zbutjes së masave, erdhi paksa lehtësimi për të gjithë, por u kemi sqaruam atyre se është e rëndësishme që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat që kanë të bëjnë me distancën dhe higjenën, kështu që njerëzit janë përgjithësisht të kujdesshëm dhe i përmbahen asaj”, tha Nik Gjeloshaj në emisionin e mëngjesit në TV Vijesti.

Siç tha ai, për kontrolle më të rrepta nuk ishte nevoja as gjatë masave më të rënda, por qytetarët iu përgjigjën mirë apelit dhe komunikimi me ta funksiononë në parimin e marrëveshjes.

“Masat e ndihmës që kemi kërkuam nga Qeveria kryesisht përqendrohen në bujqësi, pasi një numër i madh i qytetarëve të komunës së Tuzit janë të angazhuar në këtë aktivitet”, shtoi Gjeloshaj, duke thënë se gjatë karantinës, qytetarët nuk kanë mundur të punojnë në tokat e tyre, gjë që reflektohet në produktet e tyre por edhe në mundësitë e shitjes dhe në çmime.

Gjeloshaj theksoi rregullisht i përciedhin ngjarjet në komunë, në mënyrë që të paktën përafërsisht të vlerësohen dëmet që ekzistojnë, por që tani është shumë e vështirë.

Gjeloshaj tha se do të bëjnë rebalansin e buxhetit të komunës, dhe do të mundohen të gjindën në të fondet për të ndihmuar bujqit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!