Markoviq: Nga mesi i Majit hapen lokalet dhe restorantet

Kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq i tha përfaqësuesve të ekonomisë turistike dhe hotelierëve se prej me 4 maj do të krijon parakushtet për punën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa për gjysmën e dytë të majit është planifikuar të mundësohet puna e lokaleve, restoranteve, pra të hotelierisë  dhe veprimtarisë shërbyese, duke respektuar rregullat dhe procedura epidemiologjike.

Ai tha se do të bashkohet fuqia edhe dija që të mirëmbahet turizmi si ekonomi kapitale.

“Dëshirojmë ta ruajmë çdo vend pune në turizëm. Qeveria do t’i ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarve”, tha Markoviq./UL-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!