Punimet në bulevardin Podgoricë-Tuz po shkojnë sipas dinamikës së parashikuar

Për shkak të situatës aktuale me virusin corona, gjegjësisht duke u përmbajtë masave të Qeverisë dhe TKN për Sëmundjet Infektive, punime në ndërtimin e fazës së dytë të Bulevardit Podgoricë – Tuz po zhvillohen me një numër më të vogël të punëtorëve.

Nga kompania ”Bemaks” e cila kryen punimet, shprehen se për shkak të situatës aktuale kanë pasur probleme me ardhjen e tubave nga Maqedonia.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, punimet po shkojnë sipas dinamikës së parashikuar. Afati i përfundimit të punës është fundi i majit i këtij viti dhe ai do të respektohet. Ne do të përpiqemi t’i mbarojmë punimet para afatit të planifikuar – thanë nga komapina Bemaks.

Deri më tani, ana e majtë e bulevardit (shikuar nga drejtimi i Podgoricës) është përfunduar, ku janë bërë dy shtresa dhe në këtë anë ka mbetur shtresa përfundimtare e asfaltit që do të bëhet në fund të punimeve si dhe shenjat e komunikacionit.

Në anën e djathtë të Bulevardit, janë duke u zhvilluar punimet përfundimtare në kanalizimin atmosferik dhe ujësjellës, thanë nga komapina Bemaks. /Malësia.ME/

4.png
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!