Skuadra shqiptare FC Shkupi, kampion i ri i Maqedonisë

Sot u zhvilluan katër përballje në kuadër të javës së 29 në Ligën e Parë Futbollistike, pas së cilës u mësua kampioni i ri Maqedonisë në futboll. FC Shkupi me fitore 2-0 ndaj Renovës edhe matematikisht siguroi titullin kampion, duke ditur faktin se ka 13 pikë epërsi para Akademia Pandevit në pozitën e dytë, në katër xhiro para përfundimit të sezonit.

Ndërkohë në Tetovë, skuadra e Shkëndijës me 3-1 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, falë 2 golave nga Doriev dhe Gurit. Në përballjet e tjera Struga Trim Lum demoloi Pelisterin me 4-0, ndërsa me 5-0, Tikveshi mundi Borecin. Liga e Parë – java 29 FC Shkupi 2-0 Renova Shkëndija 3-1 Makedonija Gj.P. Tikveshi 5-0 Boreci Struga Trim Lum 4-0 Pelisteri Akad.Pandev 2-1 Bregallnica Rabotniçki 0-1 Skopje.

Shperndaje