Mediat serbe: Në ditën e pavarsisë së MZ shqiptarët okupojnë Ruminë – DF: Pushtim i territorit

”Shqiptarët me uniforma dhe të armatosur okupojnë Ruminë në Ditën e pavarësisë së Malit të Zi”, ky është titulli i portalit IN4S rreth daljes së përvitshme të qytetareve të viseve të Krajës, Ulqinit, Tivarit, Anës së Malit, Tuzit e më gjërë në maje të Rumisë në Tivarë.

Fotografi me thikë dhe sopatë në duar, të domosdoshme për kamping, kanë qenë të mjaftueshme që mediat serbe, të quajnë ”skandal” daljen në Rumi.

Ky portal shkon edhe më larg duke e cilësuar kampingun në natyre si një kamp ushtarak. Në këtë kamp ushtarak ka marrë pjesë edhe kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, shkruan ky portal.

Deputeti i FD: ”Flamuri i shqiptar në Rumi simbolizon hyrje në posedim ose pushtim i territorit”

Deputeti i Frontit Demokratik Milun Zogoviq mendon se valvitja e një flamuri të huaj në maje të Rumisë, duke aluduar në këtë rast në flamurin shqiptar, në fakt simbolizon hyrje në posedim ose pushtim i territorit. Këto komente deputeti Zogoviq i dha për RTV e Malit të Zi.

Deputeti Zogoviq poashtu mendon se flamuri shqiptar në Rumi dhe koncepti i Malit të Zi qytetare në këtë mënyrë ”nuk është ajo çka kanë dëshiruar malazezet të cilët kanë avokuar për rinovimin e pavarësisë së Malit të Zi”.

Se asgjë nuk është e rastësishme, dhe se procesi në mënyrë precize është i orkestruar e konfirmojnë flamujt që mund të shihen në Ulqin, Plavë, Guci, Tuz dhe në disa zona tjera, e cila në fakt paraqet shënimin e territorit “, tha Zogoviq./Malësia.ME/UlqiniOnline/

Uniformisani i naoružani Albanci okupirali Rumiju na Dan nezavisnosti Crne Gore (foto: IN4S) -

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!