Korrigjimi i Demarkacionit parashihet të bëhet brenda dy vjetëve

Qeveria e Kosovës beson se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të parashikuar brenda dy vjetësh.

Zyrtarë të qeverisë thonë se trupa politiko- teknike është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Malit të Zi. Ndërsa opozita mendon se nuk do të ketë korrektim të mirëfilltë të vijës kufitare me Malin e Zi por vetëm humbje kohe.

Pas kalimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, zyrtarë të qeverisë thonë se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve. Halil Matoshi, nga kabineti qeveritar, beson se në një të ardhme të afërt dy ekipet shtetërore do të fillojnë punën:

“Kufiri do të lëvizë sipas marrëveshjes, në drejtim të Kullës dhe Çakorrit dhe kjo do të jetë së shpejti realitet. Grupi politiko- teknik, përkatësisht Qeveria e Kosovës dhe kryeministri është në kontakt dhe në negociata apo bisedime të përditshme institucionale me të gjitha institucionet e vendit, dhe kjo do të ndodhë së shpejti”, citon RTK Matoshin.

Por Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje, tha se korrektimi i vijës kufitare ishte arsyetim i qeverisë Haradinaj për të kaluar demarkacioni, e që ishte version i Isa Mustafës. Ai thotë se për gabimet e bëra duhet hetim parlamentar: Me sa kam informata unë, ato përmirësime nuk mund të shkojnë deri në 200 metra, kurse dyshimet për të cilat erdhi kontesti në fjalë përbëjnë 8 mijë e 200 hektarë, ndërsa në vija ajrore ose gjeografike shkon në 4-5 km në thellësi të territorit të Kosovës, prej ku kanë qenë në të kaluarën edhe pikat e kontrollit kufitar edhe të UNMIK-ut edhe të KFOR-it dhe të Kosovës deri në vitin 2009…, tha Konjufca.

Edhe Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, procesin e korrektimit të vijëskufitare me malin e Zi e quan humbje kohe:

Ndryshe, qeveria është e bindur se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të paraparë prej dy vitesh.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!