Mbas LDnëMZ edhe Forca përkrah Alternativën Shqiptare

Forca e Re Demokratike, në bazë të ftesës të Alternativës Shqipëtare për mbështjetje në zgjedhje lokale të 27. majit 2018 që mbahen në komunën e Podgoricës dhe të Plavës, ka vendosur të përkrahë Alternativën Shqipëtare në këto zgjedhje lokale.

Bashkëveprimi i thelluar në mes të dy subjekteve tona politike shqiptare ka deshmuar me rezultate të pamohueshme që jemi nisur rrugës së mirfilltë të bashkepunimit për fuqizimin dhe realizimin e kërkesave politike të shqiptarëve në Mal të Zi, thuhet në kumtesën për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Prandaj ftojmë antarët dhe simpatizerët e Forcës që në këto zgjedhje për komunën e Podgoricës dhe të Plavës të përkrahin listën e Alternativës Shqiptare.

ASH-ja garon si e vetmja listë që në këto zgjedhje përfaqëson shqiptarët në këto Komuna dhe mbrojë të drejtat e njeriut si dhe të nis dhe realizojë projekte afatgjate në interesin e përgjithshëm të banorëve të Podgoricës dhe Plavës, përfundon kumtesa e Forcës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!