Deklaratë për shtyp e Koalicionit “Fillim i Ri” dhe Forcës

Koalicioni “Fillim i Ri” dhe Forca  e Re Demokratike  kanë rënë dakord të dielën për një marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë në Komunën e Ulqinit për katër vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në emër të subjekteve tona politike nga Omer Bajraktari dhe Genci Nimanbegu.

Deklaratë për shtyp e Koalicionit “Fillim i Ri” dhe Forcës së Re Demokratike

Jemi të bindur se kjo aleancë do të shënojë fillimin e ringjalljes ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe çdo ringjalljeje tjetër për komunën e Ulqinit dhe vazhdimin e projekteve që shënuan luftën politike të partnerëve, konkretisht: përfundimin e studimeve për port dhe universitetin e Ulqinit i cili është i përfshirë në Buxhetin e Malit të Zi, ndërtimi i kapaciteteve të reja hoteliere të kategorisë ekskluzive, detyrimet ligjore për lundrueshmërinë e lumit Buna dhe ndërtimi i urës në të, vazhdimi i rivitalizimit të qytetit të vjetër dhe rigjallërimi urban i gjithë komunën.

Ne e dimë se përgjegjësia jonë është e madhe, por jemi të sigurt se me ide të përbashkëta, vizione dhe përkushtim, si dhe me mbështetjen e Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, do të kemi sukses në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, Ulqini të bëhet vend shumë më i mirë për të jetuar për të gjithë qytetarët tanë.

U bëjmë thirrje partive që janë në opozitë në nivel lokal të punojnë së bashku, sepse Ulqini është i të gjithëve.

Sipas dispozitave të kësaj marrëveshjeje, për dy vitet e para funksionin e kryetarit të Komunës së Ulqinit do ta kryejë përfaqësuesi i Koalicionit “Fillim i Ri” e më pas përfaqësuesi i Forcës së Re Demokratike. Kuvendi i Komunës së Ulqinit për dy vitet e para do të drejtohet nga një përfaqësues i Forcës, ndërsa për dy vitet e mbetura të mandatit të Kuvendit do ta kryesojë një përfaqësues i Koalicionit “Fillim i Ri”

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!