Benzina do të shtrenjtohet ndjeshëm nga pasnesër, ndërsa nafta do të jetë më e lirë, raporton Televizioni Vijesti, duke iu referuar informacioneve nga kompanitë e naftës.
Të dyja llojet e benzinës do të rriten për nëntë cent, kështu që Eurosuper 98 dhe 95 do të kushtojnë 1.68 dhe 1.64 euro në 15 ditët e ardhshme.
Eurodieseli, nga ana tjetër, do të jetë më lirë për pesë cent – 1,57 euro dhe nafta për ngrohje do të jetë më e lirë – për katër cent, dhe do të kushtojë 1,74 në dy javët e ardhshme.