Për të mirën e të gjithëve në Ulqin
Ky titull duhet të jetë kuptimi i Koalicionit, të miratuar sot nga KQ, i Forcës dhe Fillimit të Ri për qeverisje në Ulqin për 4 vitet e ardhëshme.Tani Ulqini është komunë e rënduar me mardhënie politike ndërmjet subjekteve dhe liderëve të tyre, ku qytetarët jan të paknaqur dhe presin ndryshim, prandaj, nevojitet përgjegje adekuate e politikës.
Prandaj kemi vendosur për këtë koalicion. Koalicion i cili nuk është i formuar për hirë të njerës apo tjetrës parti politike, pro dhe kundra partive apo individeve.Është koalicion i cili duhet të punoj për të mirën e të gjithve. Duhet të jetë koalicion i cili do të promovoj njerëz, të aftë, puntorë, të ndershëm dhe të kemi mundësi me u përgjegjë shumësfidave që i presim me plot dije. Duhet të jenë të aftë që mos të punojnë aq shumë për ngjyra partiake siç ishte praksa në shumicën e rasteve deri tani.Ky ishte vendim i vështirë që ti japim shansën ndryshimit me të madh të cilin e mundëson politika aktuale dhe përvoja nga e kaluara në Komunën tonë.
Prandaj edhe është menduar gjatë se cka është mundesia me e mirë.Ky nuk është koalicion të promovohet kryetari Komunës, por koalicion ku mbas negociatash është menduar thellë cili opcion mund te jetë më i mirë për Ulqin.Nuk do të punohet për vehte dhe të mendohet në benefite personale apo partiake.Por të mendohet për të mirën gjithë në këtë Komune. Ulqini ka shanse të mëdha por jemi qytet që ka mundësi të vogla për nevojat e qytetarit.Me një pune të mirëfillt dhe të lodheshme që na pret për të permirsuar administraten, për të nxjerr ndërmarjet publike nga borxhet shpresojmë rezulltatet do tia arrinj qellimit.Nuk duhet të jetë pushtet i grupeve të interesit apo partie politike, por pushtet i cili nuk punon per promovimin asnjerit, apo se di ma se cilit person, por një koalicion që do të mundohet ta bëjë nje te ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Ulqinit.Tia japim një shans Ulqinit për të mirën e të gjithëve me njerëz më të rinj në poste te Kryetarëve si të Komunes dhe Kuvendit te Ulqinit.Ne me të vjetërit duhemi ti perkrahim ne punen e tyre ne keto 4 vite.