Qeveria e re e Malit të Zi është e përkushtuar ndaj integrimit euro-atlantik

Qeveria e re e Malit të Zi është e përkushtuar ndaj integrimit euro-atlantik, tha David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE).

Ai shkroi në Twitter se një delegacion nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE po udhëtonte në Shqipëri dhe Mal të Zi këtë javë për të shprehur mbështetjen për avancimin e procesit të zgjerimit. “Qeveria e re e Malit të Zi është e përkushtuar për integrimin euroatlantik.

Si vendi kandidat më i avancuar për anëtarësimin në BE, unë mirëpres veçanërisht rezultatet e forta të Malit të Zi në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE,” tha McAllister.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!