Meta-Pajoviq: Marrëdhëniet tona historike – Shqiptarët e MZ urë solide për stabilitet (Video)

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi,Darko Pajoviq, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ranë dakord për intensifikimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy parlamenteve në funksion të integrimit evropian të të dy vendeve dhe avancimit të projekteve strategjike rajonale.

Gjatë takimit, dy kryeparlamentarët Meta dhe Pajoviq vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë një model i shkëlqyer i fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin.

Në konferencë për media, Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tha se shqiptarët e Malit të Zi janë një urë solide për stabilitetin e Malit të Zi.

Meta theksoi se ëhtë një fakt që na gëzon të gjithë kur flitet për marrëdhëniet shumë të mira, dhe padyshim që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë model i fqinjësisë së mirë. Shqipëria ka mbështetur integrimin euroatlantik të Malit të Zi pa asnjë rezervë. Ndaj sot do të votojmë në Kuvend ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO siç e premtuam edhe gjatë takimit të ngrohtë që patëm me Kryeministrin Millo Gjukanoviq muajin e kaluar në Tiranë. Aderimi i Malit të ZI në Nato është kyç për stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Mali i Zi, përfaqëson jo vetëm një vend fqinj e mik, por edhe një partner të natyrshëm në zhvillimin e projekteve rajonale, dhe në këtë kuadër mendoj se të dy vendet tona do të punojnë edhe më shumë për të konkretizuar e shumëfishuar projektet e përbashkëta ekonomike e shkëmbimet tregtare mes nesh, me qëllim rritjen e prosperitetit për qytetarët tanë.

Meta tha se kanë biseduar edhe lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, duke i konsideruar ata si një urë solide të miqësisë dhe një element  i rëndësishëm për stabilitetin dhe kohezionin e brendshëm të Malit të Zi.

Ne e vlerësojmë vëmendjen që i kushtohet të drejtave të shqiptarëve nga autoritetet malazeze dhe inkurajojmë progresin e mëtejshëm në këtë drejtim.Rajoni ynë po kalon momente sfidash të rëndësishme historike, duke marrë në konsideratë këtu edhe sfidat globale të sigurisë e konfliktet në rajonet fqinje, është shprehur Meta.

https://www.youtube.com/watch?v=g_CIMwsxiio

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Malit të Zi, Pajoviq vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë par Malin e Zi, duke shprehur mirënjohje për miratimin e protokkollit për anëtarësim në NATO.

Jeni shteti i 5 qe do të ratifikon i protokollin për anëtarësimin në NATO. Me këtë veprim ju i dergoni një mesazh të mirë vendeve të NATO-s që ky poroces të përshpejtohet dhe të ecë në rrugën e duhur.

Së shpejti do të realizohet edhe një vizitë e ndërsjelltë e Metës në Malin e Zi dhe nuk do ta kemi të lehtë tëarrijmë nivelin e mikpritjes që kemi pasur ne këtu, por sigurisht që edhe ne do të përpiqemi. Falenderoj edhe misionin tonë diplomatik këtu në Tiranë, një urë e rëndësishme mes shteteve dhe në të ardhemne do të vazhdojmë në intesifikimin e bashkëpunimit. Dera e Parlamentit të Malit të Zi është e hapur për të gjitha iniciativat tuaja, për çdo aktivitet, për çdo gjë që i lidh dy shtetet dhe dy kombet tona, tha Pajoviq./Malësia.ME/

Shqipëria miraton protokollin – Pajoviq: Shqiptarët janë miqë të vërtetuar të Malit të Zi

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!