Ndoka: Mali i Zi ti respektojë shqiptarët (Video)

Ndoka në Kuvend:

– Në Mal te Zi, po shkelen te drejtat e shqiptarëve.
– Kryetari i Parlamentit Malazez, te nxise dialogun dhe konsensusin me deputet shqiptare në parlamentin Malazez.
– Dipllomacia shqiptare e ftohte dhe jo operuese ne favor te faktorit shqiptar.
– Perfaqesimi politik, Ligji i detit, fjalori i ri i Akademisë së Shkencave, privatizimi i ‘Krypores’ në Ulqin, ndarja e komunave shqiptare, ishin nder problemet kryesore te shqiptareve.

Ndoka në fjalen e tij sot në Kuvend, theksoi se keto shqetesime janë ngritur edhe nga deputeti shqiptar në Mal të Zi, Z.Nik Gjeloshaj.

Ndoka shtoi, se është e pafalshme që Ministri për Pakicat, nuk është nga komuniteti shqiptar.
Ju kerkua delegacionit dhe kryetarit te parlamentit Malazez, te intensifikojë mundesitë për krijimin e një klime integruese dhe përfaqesuese për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
Ndoka mbeshteti me vote, pro, ratifikimin e marrveshjes midis NATO-s dhe Malit te Zi, në Kuvendin e Shqipërisë.

Së shpejti një përfaqesi e komunitetit shqiptar në Mal të Zi, do të pritet nga Presidenti dhe Kryeministri Shqiptarë, për tu njohur me problemet dhe harmonizuar qëndrimet në të ardhmen.

Zyra e Shtypit

PDK

Për të parë videon duhet të jeni të kyçur në facebook:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!