Shqipëria miraton protokollin – Pajoviq: Shqiptarët janë miqë të vërtetuar të Malit të Zi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.Votimi ka qenë me 108 vota pro dhe një abstenimtë deputetës së PS Ledi Shamku, ndërsa në seancën plenare ishte i pranishëm edhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviq.

Pas votimit, ka mbajtur fjalë përshëndetëse kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviq, i cili e ka nisur me falënderimet për Shqipërinë për miratimin e protokollit dhe ka shprehur kënaqësin që mori pjesë në votimin, i cili tregoi miqësinë mes dy vendeve.

“Është kënaqësi e madhe të ju drejtohem në këtë tempull të demokracisë dhe t’ju shprehë mirënjohjen për ratifikimin e protokollit . Anëtarësimi në NATO është një hap historik për Malin e Zi. Gjithashtu anëtarësimi siguron se vendi është në rrugën e duhur, tha Pajoviq.

Ai rikujtoi se Mali i Zi në negociatat me BE ka hapur 22 kapituj, nga të cilat 2 janë tashmë të mbyllur përkohësisht.Jam i sigurtë se edhe Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në dhe në këtë mënyrë do të marrë një nxitje shtesë për të vazhduar reformën. Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojën e negociatave me BE-në. Një rol të veçantë në marrëdhëniet tona kanë popujt pakicë,u shpreh Pajovic.

Shqiptarët në Mal të Zi gjithmonë kanë qënë shtetas lojalë dhe këtë e kanë treguar edhe në vitin 2006 duke dhënë një kontribut të madhë edhe në pavarsimin e Malit të Zi dhe tashmë edhe në integrimin e vendit. Pesonalishtë por edhe në emër të Parlamentit dhe të Malit të Zi, ju falenderoj.Dje kam filluar të mësoj gjuhën shqipe, tha kreu i Kuvendit të Malit të Zi.

Para votimit, Pajoviq realizoi një takim me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Tiranë, kreu i Parlamentit të Malit të Zi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanidhe Kryeministrin Edi Rama./Malësia.ME/

Meta-Pajoviq: Marrëdhëniet tona historike – Shqiptarët e MZ urë solide për stabilitet (Video)

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!