FSHF ofertë Inzaghit për të marrë drejtimin e Kombëtares

Ikja e De Biazit nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë ka ngritur dilemën se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares. Më herët kreu i FSHF-së, Armando Duka është shprehur se është në kërkim të një trajneri italian.

Dhe pikërisht zërat e para flasin për një trajner të tillë.

FSHF nuk është duke ndenjur duarkryq dhe sipas medieve në Itali, ata tashmë i kanë bërë ofërtë Filippo Inzaghit, ish-sulmuesit dhe trajnerit të Milanit, që aktualisht drejton skuadrën e Venezias.

Por ajo që  mësohet fillimisht është se Inzagin nuk e tërheq ekonomikisht oferta që i është bërë nga ana e FSHF-së. Ndonëse Venezia nuk është një klub që ofron superpaga, ish-sulmuesi i Milanit pret që në stolin e një përfaqësueseje të ketë kushte financiare më të rëndësishme sesa ato që Duka i ka ofruar.

Megjithatë, Inzagi tërhiqet nga aspekti sportiv, pasi nuk është gjë e vogël të marrësh drejtimin e një Kombëtareje e aq më pak të kesh mundësinë që shumë shpejt të testosh forcat e tua ndaj kundërshtarëve si Spanja dhe Italia. Për këtë arsye, ai ende po shqyrton mundësinë që i është vënë përpara për këtë karrierë te re.

Por “SuperPipo” ka vënë një kusht. Nëse do të largohet nga Venecia, do të marrë me vete të gjithë stafin e bashkëpunëtorëve që ka atje, 8 të tillë. Bëhet fjalë për asistentë trajnerë, përgatitës portierësh, përgatitës atletikë apo edhe analizues kundërshtarësh, të gjithë personazhe me eksperienca të rëndësishme pune në klubet më të njohura italiane si Juventus, Inter, PSG e Milan para se të bëheshin pjesë e stafit të Inzagit.

Related image
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!