Nga Kosova në Mal të Zi edhe me certifikata të lindjes ose librezë shkollore

Në prag të fillimit të sezonit veror Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim që edhe këtë vit të lejohet hyrja e nxënësve dhe fëmijve nga Kosova edhe me certifikata të lindjes dhe libreza shkollore.

Lajmin e ka bërë të ditur për Botapress, Shkelzen Rizaj, drejtor i Lidhjes Turistike të Kosovës i cili ka ndërhyrë të qeveria malazeze pas problemeve të paraqitur ditëve të fundit në pikën kufitare me Malin e Zi. Rizaj ka thënë për Botapress se ka kontaktuar me qeveritarët malazesë prej të cilëve ka kërkuar që t’u mundësohet hyrja në Mal të Zi, të gjithë familjarëve kosovarë me fëmijët e tyre të cilët nuk posedojnë pasaporta. “Po, mund të konfirmoj se Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim që gjatë sezonit turistik t’u lejohet hyjra në Mal të Zi edhe e fëmijve të cilët posedojnë një document identifikimi, qoftë librezë shkollore, shëndetësore apo edhe certifiaktë të lindjes” ka thënë Rizaj për Botapress.

/Botapress/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!