Me 23 Qershor 2011, pas 100 viteve, për herë të parë u perkujtua nën hijen e “Lisit” ku u zhvillua Kuvendi i Greçes

Për herë të parë pas 100 viteve (me 23 qershor 2011) perkujtohet nga Greça ,kuvendi historik me të njejtin emer i 10-23 qershorit 1911. Ky evenimet perkujtimor u bë i mundur , falë angazhimit serioz të kryetarit së komunes Urbane te Tuzit , zotit Nikoll Gegaj ,dhe kryetarit të sapo mandatuar të komunes Kelmend zotit Gjeto Duka. Duke ditur se keto dy komuna bëjnë pjese në dy shtete fqinje ,perkatesisht ajo e Tuzit në Malin e Zi ,dhe ajo e Kelmendit në Shqiperi , së pari duhen falnderuar autoritetet e dy republikave për klimen miqesore e bashkepunuese që kanë ndertuar prej vitesh. Në keto kushte të favorshme u krijuan mundesitë e perkujtimit të 100 vjetorit , jo në salla të mbyllura dhe të rehatshme ,por duke udhetuar per-rreth 3-4 orë (shkuarje ardhje) ,në një terren malore ,por edhe në një temperatur të lartë. Perveç autoriteteve të sipershenuara në drejtim të Greçes udhetuan edhe dhjetra banore të Kelmendit ,Trieshit ,Tuzit , Hotit ,Grudes ,Traboinit e tjer, në mes të cileve edhe kryetari i sapozgjedhur i komunes Kastratit zoti Viktor Popaj. Gjithashtu për në Greçe udhetuan edhe disa nga ata burra që kishin dalur në kete pllajë historike që në vitin 2005 ,dhe ishin bërë inisiatoret e ketij perkujtimi nga vendi ku ishin marrë vendimet historike, të njohura me emrin Memorandumi i Greçes, i cili permbante 12 kerkesa që në themel kishin një autonomi substanciale që do të çonte drejt pavaresise së Shqiperise nga Turqia. Pas ketij udhetimi të veshtirë por të shoqeruar me një bukuri mahnitese te bjeshkeve e pllajave te Korites e me gjere ,në oren 13.oo ( te 23 qershorit) ,u gjendem pikrisht ne vendin e kryekuvendit të shqiptareve. Pra në Greçe ,nën hijen e ahut shekullore ,që për nga madheshtia njihet si nje “lis” vigan që “mbrojti” kuvendaret e Maslesisë së Madhe të kryesuar nga Ded Gjon Luli ,por edhe kuvendaret e tjer të shqiptarisë si Luigj Gurakuqi , e deri perfaqesuesi i Ismail Qemalit – Sali Hidri e tjer që me 28 nentor 1912 nga Vlora do të nenshkruanin edhe aktin e pavaresise së Shqiperisë.. Ketu në Greçe u zhvillua edhe një tubim perkujtimore ,ku pershendeten , kryetari i komunes Urbane te Tuzit ,zoti Nikoll Gega ,i cili në fjalen e tij evokoi rendesin historike të Kuvendit të Greçes ,dhe tha ,se keto tubime duhet të vlejne jo vetem për promovimin e vlerave të historise së shqiptarve ,por duhet të jenë promovues të vlerave të bashkepunimit në mes dy republikave (Malit Zi dhe Shqiperise) , pasi historia e re na ka caktuar një rruge të perbashket , atë drejt Bashkimit Europian..Gjithashtu zoti Gegaj premtoi vijimin e angazhimit të tij në bashkepunimin dhe promovimin e gjitha vlerave historike të trojeve tona , vlera të cilat do ti shrbejne jo vetem historise e kultures por edhe së ardhmes sonë më të mirë . Gjithashtu zoti Gega u angazhua për të ndihmuar ndertimin e memorialit të kuvendit e kuvendareve të Greçes e më gjerë.. Ndersa kryetari i ri i komunes Kelmend zoti Gjeto Duka ,falnderoj të gjithë pjesmarresit e veçanarsiht kryetarin e komunes Urbane të Tuzit ,për gatishmerin e treguar në promovimin e perbashket të 100 vjetorit të Memorandumit të Greçes, që siç u shpreh ai një jubile të tille çdo njeri e ka fat vetem një herë në jeten e vet. Gjithashtu kryetari Duka premtoi per ndertimin e një memoriale ketu në Greçe , kushtuar kesaj ngjarje historike brenda ketij viti jubile ,pasi tha ai , keshtu ndrojme jo vetem keta patriot ,trima e të urtë të trojeve tona ,por edhe tregojmë se jemi trashigimtarë të denjë të tyre.. Tubimit i dha “bukuri” fjala e veprimtarit dhe studiuesit doktor Luk Gjoka , cili ka qenë njeri ndër inisiatoret e vizites të Greçes në vitin 2005 , por edhe të ketij tubimi . Në pershendetjen e tij dr. Gjoka kujtoi emocionet e vizites parë ketu në Greçe së bashku me intelektual e veprimtare të tjer shqiptare të dy aneve të kufirit. Gjithashtu theksoi rendesinë e perkujtimit të kesaj ngjarje dhe protagonisteve të saj ,që u lanë nderë e lavdi trojeve të Malesise Madhe në veçanti e shqiptarisë në pergjithsi.. Me interese të veçant u prit nga të pranishmit fjala e studiuesit dhe publicistit Ndue Bacaj i cili , evokoi në menyrë kronologjike historinë e Kuvendit të Greçes dhe kuvendareve të saj. Ky kuvend u qaujt kryekuvendi që perpiloi e miratoi memorandumin me 12 kerkesat e autonomise me trajta pavaresie , me rendesi kombetare i krahasuar me kuvendin historik te Lezhes (2 mars 1444) dhe Lidhjen e Prizrenit (10 qershor) 1878 . Gjithashtu në fjalen e tij studiuesi kujtoi emrat e kuvendareve të skalitur në perjetsi në panteonin e lavdise të krejt shqiptarisë , dhe tha se keta emra patriotesh vinin nga zjarri i kryengritjes më të sukseshem antiotomane të shqiptareve , me kulm ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit në Deçiq me 6 prill 1911. Keta Kuvendare perfaqesonin Malesinë e gjithë Shqiperinë , ndaj memorandumi i Greçes kishte jo vetem jehonë ,por edhe perkrahje nga Veriu në Jug të Shqiperisë, e per rrjellojë disa nga kuvendaret e Greçes ishin edhe nenshkruesit e aktit madhorë të pavaresisë së Shqiperisë në vitin 1912 , programi i të ciles i ka rrenjet pikrisht ketu në Greçe , në rrenjet e “Lisit” shekullore historik ,ku qendruan kuvendaret 100 vite më parë… Tubimin e pershendeten edhe pjesmarres të tjer ,të cilet falnderuan autoritetet organizatore … Tubimi u mbyll me një koncert të shkurter festiv…

Pergatiti “kroniken” Ndue BACAJ , Studiues-publicist

Fjala pershendetse e kryetarit te Komunes urbane Nikolle Gegaj me rastin e 100 vjetorit te Kuvendit te Greces

Përkulemi para këtij vendi të shenjtëruar nga Kuvendet e të parëve tanë, për të ngritur në piedestal lavdin e kombit, ashtu siç i takon një populli të qytetëruar i cili për mes rezistencës tenton të mbijetoj ndaj vërshimeve të pamëshirshme të kohës.
Jam shumë i nderuar që gjendem këtu mu në këtë vend ku të parët tonë para një qind vitesh organizuan kuvendin e Greçës i cili ngjau pas ngjarjeve të Kryengritjes së Malësisë.
Kuvendi i Greçës del me një akte shumë me rëndësi që është memorandumi i Greçës apo libri i Kuq i cili u miratua nga Kryengritësit duke ju drejtuar fuqive me kërkesat e tyre legjitime.
Lavdi dëshmorëve të Kryengritjes, dhe atyre që nuk lanë që gjaku i tyre të derdhet pa shenjë.
Nën këtë lisë, të rrethuar nga këto male, zoti e deshtë që në paqe e qetësi të bashkohen krerët e fiseve, të kuvendojnë për hallet e kombit dhe të ndezin shpresën me memorandum, ashtu siç bënë pak muaj më parë me ngritjen e flamurit kombëtar në Bratilë me 6 prill 1911.
Ded Gjon Luli do të përmendet sa herë që kombi të kujtojë qëndresën, kurse ky vende do të merret për gojë sa herë që të kujtohen memorandumet që populli ynë i drejtonte të tjerëve. 23 qershori i vitit 1911 ulët po në të njëjtin fron me 6 prillin dhe të gjitha datat që shënojnë, ditët e qëndresës, sakrificës, lavdisë e ngritjes sonë kombëtare.
Edhe sot kemi nevojë për bashkim, edhe sot kemi nevojë për mirëkuptim, kemi nevojë që të ulim gjakrat, të kuvendojmë, të pranojmë njëri tjetrin dhe mos të largojmë. Kemi nevojë të bashkohemi rreth simboleve tona, të mos shpifemi dhe bëjmë me gishte nga tjerët.
Ne duhet të lartësojmë emrin e të parëve, dhe kjo pllakë përjetëson emrin e tyre të gdhendur mbi gur, që sa herë që dikush të ngjitet këtyre majave dhe të pinë ujë në këto kroje, të shohë e kujtoje se këtu dikur disa viganë
lartësuan dhe vetuan me kërkesat e kombit tonë.
Unë mbështes çdo nisme e cila ruan vetit e popullit tonë, dhe jam më se i bindur se gjeste si këto çojnë në afrimin dhe jo largimin, në pajtimin dhe jo përçarjen, çojnë në mirëkuptimin e jo nxitjen e urrejtjes.
Komuna urbane e Tuzit do të vazhdojë të përkrahë çdo nisem e cila del nga kujtesa, gjaku e mundi i kombit tonë.
Lavdi të parëve tanë e faqe bardhë kjoshi të gjithë që kujtuat këtë ditë.

Grece,23.06.2011 vj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!