Tetë raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19.

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.

Erakoviq tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi janë të infektuar me COVID-19./Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!