Ministri Dukaj priti në takim ambasadoren britanike Karen Maddocks

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, është takuar sot me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Mal të Zi, Karen Maddocks.

Ambasadorja Maddocks e uroi ministrin Dukaj për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë me përvojën e saj në përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve publike përmes modernizimit dhe inovacionit në sektorin publik.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Ministri Dukaj e falënderoi për mbështetjen e Qeverisë Britanike në drejtim të përmirësimit të administratës publike në Mal të Zi, forcimit të kapaciteteve administrative, transferimit të njohurive dhe aftësive në fushën e administratës publike dhe realizimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe digjitalizimit të shërbimeve publike.

Ministri Dukaj e njoftoi ambasadoren me prioritetet e Ministrisë së Administratës Publike dhe projektet tjera të rëndësishme për procesin e reformës dhe dixhitalizimit të administratës publike, e cila duhet të sigurojë rritje të kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet dhe besimin e qytetarëve në punën e administratës publike.

Bashkëbiseduesit u shprehën të hapur për bashkëpunim edhe më intensiv në të ardhmen bazuar në mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Shperndaje