Në Spitalin e Tivarit mbrëmë nga pasojat e përplasjes së dy xhet-skive në Plazhin e madh të Ulqinit ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Djaloshi ishte me pushime në Ulqin, ndërsa ishte me prejardhje nga Kosova.
Mbas thirrjes që ndodhi aksidenti, në vendngjarje shpejt erdhën përfaqësuesit e Urgjencës së Ulqinit dhe policisë, e transportuan djaloshin deri në spital të Tivarit, por, për fat keq, për te ndihmë nuk kishte./ulinfo/