Qeveria prezantoi paketën e tretë të masave ekonomike

Qeveria e Malit të Zi prezantoi sot paketën e tretë të masave ekonomike përkrahëse për qytetarët dhe ekonominë. Kryeministri Dushko Markoviq, pas mbledhjes së Qeverisë, e prezantoi paketën e tretë të masave ekonomike për ndihmë të ekonomisë për pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në vlerë prej 1,22 miliardë euro për katër vitet e ardhshme.

Paketa e tretë e masave ekonomike e cila deri në vitin 2022 do të mundësojë ruajtjen dhe ristrukturimin e ekonomisë malazeze, qëndrueshmërinë e investimeve ekzistuese dhe krijimin e parakushteve  për nxitjen e investimeve të reja në ekonominë e Malit të Zi. Paketa për sektorin më të rrezikuar turistik do të përfshijë shkallën më të ulët të TVSH-së në shërbime, ushqim dhe pije nga 21 në 7% për një vit, subvencionimin e kamatave në riprogramimin e kredive në banka dhe në Fondin investues zhvillimorë, subvencionimin e qiradhënësve në vendosjet private, kredi më të leverdishme për likuiditet e të ngjashme.

Është propozuar edhe subvencionimi prej 50% të bruto të ardhurave minimale për prindërit të fëmijëve të moshës deri në 7 vjeçare për shkak të mbylljes së kopshteve si pasojë e situatës së rënduar epidemiologjike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!