Nimanbegu pyeti ministrin për hapjen e pikave kufitare Cemi i Trieshit-Grabom, Skje –Zogaj, Shënkoll-Pulaj

Me 3 gusht pritet të bëhet hapja e pikës kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, kështu deklaroi sot ministri I punëve të brendshme të Malit të Zi Sergej Sekulloviq në Kuvendin e Malit të ZI, gjatë pyetjes së deputetit Genci Nimanbegu.

Sot në kuadër të pyertjeve të deputetit dhe orës së kryeministrit, deputeti Genci Nimanbegu I ka shtruar pyetje ministrit të punëve të brendshme Sergej Sekulloviq lidhur me hapjen e pikave kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, Skje –Zogaj, Shënkoll-Pulaj dhe mbi ecurinë e procedurave për lundrueshmerinë e lumit Buna.
Ministri Sekulloviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës se Shqipërisë, ka marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të hapur vendkalimin kufitar Cemi i Trieshit -Grabom. Hapja e këtij vendkalimi kufitar do të bëhet me 3 gusht, precizoi Sekulloviq. Kur bëhet fjalë për vendkalimin e përbashkët kufitar Skjë – Zogaj, ndërtimi i këtij kufiri varet nga dinamika e lidhjes së rrugës në territoret malazeze dhe shqiptare, shtoi Sekulloviq.

Nimanbegu Theksoi se kjo pikë kufitare është shumë e rëndësishme dhe jetësore, jo vetëm për lidhjen e këtyre dy vendeve, por edhe për valorizimin turistik të atyre zonave tejet të bukura, duke insistuar në përshpejtimin e procedurave për hapjen e pikës kufitare Skjë –Zogaj, për të cilën tha se do të ishte mirë që së paku ajo të hapet për sezonin e ardhshëm turistik.

Ai poashtu për projektin e lundrueshmerisë së Bunës tha se nuk ka fituar përgjigje adekuate, sepse ministria duhet të jetë e informuar mirë me ecurinë e këtij projekti I cili sipas Nimanbegut parasheh edhe ndërtimin e urës dhe hapjen e pikës kufitare, duke theksuar se duhet të konsiderohet që edhe Ulqini duhet të ketë pikë kufitare detare. Nimanbegu tha se lundrueshmeria e Lumit Buna nuk duhet të pres dhe të kalojnë ditët sepse për momenti është një nga projektet më zhvillimore të Malit të Zi, e cila do të lidhte jo vetem Ulqinin dhe Shkodrën, por i tërë bregu i detit do të ishte i lidhur me Liqenin e Shkodres.

TV Teuta

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!