Ka filluar shitja e librave për nxënësit në Mal të Zi

Dje në Mal të Zi ka filluar shitja e librave  për shkollat fillore dhe të mesme është njoftuar nga Enti për botimin e librave dhe të mjeteve mësimore.

Librat më të shtrenjtë  janë për klasën e 7 të shkollës fillore dhe kushtojnë 93.7 euro. Librat më të lirë janë për klasën e parë të shkollës fillore dhe kushtojnë 43 euro.

Për klasën e dytë 50,.80, për klasën e tret 47.70, kurse për klasën e katërt 59,60 euro. Çmimi i librave për klasën e pestë është 67.30 euro, për klasën e 6, 79.80 euro, kurse për klasën e 8 dhe të 9 kompleti i librave kushton 88 euro.

Librat për klasën e parë të gjimnazit kushtojnë 106.30 euro, për vitin e dyti 87, për të tretin 78.80 kurse për vitin e katërt të gjimnazit 55.30 euro.

Viti shkollor do të fillojnë me 1 shtator dhe do të përfundojë me 13 qershor të vitit të ardhshëm është paraparë me kalendarin shkollor të  2016-17, të cilin e ka sjell ministria e arsimit. Të theksojmë se puna edukativo arsimore organizohet në katër cikle klasifikuese.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!