Sulmohet RTK me granatë dore (Video)

Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes në natën e së hënës.

Lajmin e dha vetë TV shtetëror i Kosovës në faqen e tyre zyrtare.RTK raportoi se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur tek rreth orës 22:00, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala ka thënë se sulmi i mbrëmshëm që ka ndodhur në RTK është një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe kundër lirisë së mediave, të cilat janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.

Shala gjithashtu tha se këto sulme nuk frikësojnë aspak stafin e RTK-së, por ato vetëm inkurajojnë edhe më shumë ata që të kryejnë raportimet e tyre ashtu siç e do misioni i gazetarit.

Rugovasit kanë marrë përsipër sulmin që ndodhi mbrëmë në RTK që u sulmua me granatë dore.

Në një njoftim, ata kanë bërë të ditur se RTK-­në e kanë sulmuar me arsyetimin se është rreshtuar krah qeverisë.Rugovasit kanë paralajmëruar sulme më të ashpra kundrejt qeverisë. Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje gazetarëve ta mbrojnë Kosovës duke raportuar realitetin.

“Mbrëmë e sulmuam RTK­në me granatë dorë. Arsyet për këtë sulm janë si më poshtë:

1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.

2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK­ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone. Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume.”

Shperndaje