Dukaj: Drejtime profesionale në gjimnazin e Tuzit

Drejtori gjeneral në Drejtorinë e arsimit, Marash Dukaj ka njoftuar përmes faqes personale të Facebook se nga shtatori i vitit 2018/19 në gjimnazin “25 Maji” në Tuz do të ketë dy drejtime profesionale. Dukaj potencon që është miratuar Kërkesa e Drejtorisë së shkollës e mbështetur në nevojën e nxënësve nga zona e Malësisë.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni më poshtë!

Të nderuar qytetarë,

Me ndryshimin e ligjeve në arsim, Ministria e arsimit, ndër tjera ka paraparë që arsimi profesional të favorizohet dhe motivohet, si një mundësi e mirë për punësim mbas përfundimit të shkollimit të mesëm në Mal të Zi. E jo vetëm, por ky është sygjerim i insitucioneve relevante të BE, e që favorizohet çdo ditë e më shumë në vendet përreth!

Përveç ofrimit të mundësive me drejtime të reja, të shkallës së tretë dhe të katërt, e që janë edhe profesione deficitare, ne dy vitet e fundit ndajmë bursa për nxënësit e shkollave profesionale.
Po ashtu kemi krijuar raporte të mira bashkëpunimi me ndërmarrjet e niveleve të ndryshme, qofshin ato publike apo private, që nxënësit ta kryejnë praktikën dhe të përgatitën për punë mbas përfundimit të shkollimit të mesëm profesional. Por edhe mundësi konkrete për të vazhduar shkollimin e lartë, sidomos ata nxënës që përfundojnë shkallën e katërt.

Ashtu siç e kemi planifikuar, këtë mundësi nga shatatori do ta kenë edhe nxënësit e zonave të Malësisë në shkollën e mesme “25 Maji” në Tuz. E dimë të gjithë që ky inistitucion edukativo-arsimor ka përvojë në këtë drejtim.

Mbështetur në Kërkesën e Drejtorisë së shkollës, si dhe në interesimin e nxënësve tonë, Ministria ka miratuar dy drejtime profesionale.

Andaj përveç klasave të gjimnazit, në bazë të informacionit nga drejtoria, për vitin shkollor 2018/19, në këtë shkollë do të ketë dy paralele profesionale, me mësim në gjuhën shqipe. Njëri drejtim në shkallën e katërt, Teknik Turizmi, kurse paralelja tjetër në shkallën e tretë, në drejtimin Shitës/e.

Hapja e drejtimeve të reja, në të ardhmën gjithmonë do të varet kryekëput nga interesimi i nxënësve, ndërsa mbështetja jonë nuk do të mungojë në këtë drejtim!

Me respket,
Marash Dukaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!