Gjeloshaj: Adrian Prekë Gjokaj nga Diaspora siguron 99 çanta për nxënësit fillestar

Të nderuar miq,

Po ndaj me Ju një mesazh, që një bir i Malësisë më ka përcjell, kur ka dëgjuar lajmin që komuna do të ndaj librat falas për fillestarët tonë!
Edhe pse i lindur në Amerikë, Adrian Prekë Gjokaj, është angazhuar që të siguroi 99 çanta të mbushura me mjete shkollore për vogëlushët fillestarë të komunës sonë!

Agnazhimi i Adrianit është shembull, jo vetëm për të rinjët tonë që jetojnë në mërgim, po edhe në vendlindje. Nga zemra e falenderoj, në emrin tim dhe të gjithë vogëlushëve që do ta marrin dhuratën!

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Mesazhi i plotë :

“ Pershendetje Z. Gjeloshaj.

Kame lexuar sote per librat e nxenesve fillestar.

Ju pergezoj per punen qe bani.

Kur e lexova kyt lajm kam mendua si mund te ndimoj edhe une. Dhe mendova kur isha une femij dhe cka kam pas nevoj per shkolle. Kam ra ne kontakt me nje biznes dhe I porosita 99 copa çanta per nxenese ci jan te mbushur me leter, lapse, stilolaps, dhe shkumes me ngjyre.

Mbrenda 7 dite do te dorezohen tek une dhe do I nisi tek Komuna per ti shperndare tek 99 studenta me shume nevoj, pa mar parasysh a jan shqiptar, malazez, boshnjak, etj.

Te lutem me dergo adresen dhe informacionin tuaj per transport. Transporti do behet me FedEx nga Detroiti.

Me respekt.
Adrian Prenk Gjokaj “

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!