Akademia malazeze ka tërhequr Fjalorin nga qarkullimi

Fjalor i gjuhës popullore dhe letrare malazeze nuk ndodhet në shitje në libraritë e Podgoricës dhe as në selinë e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU), shkruan Pobjeda.

Burime të kësaj gazete pranë Akademisë malazeze thanë se, Fjalori është tërhequr nga shitja për shkak të rezolutës dhe se vazhdimi i punës në të ardhmën në Fjalorë i është besuar qëndrës Leksikografike, e cila tashmë funksionon në kuadër të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU), dhe se këshilli dhe ekipi i autorëve i mëparshëm për hartimin e Fjalorit i ka humbur kompetencat.

Kryesia e re e Akademisë, duket që ka prënuar rekomandimet nga rezoluta e miratuar këtë verë nga Kuvendi i Malit të Zi.

Rezoluta në Parlament ishte dorëzuar nga deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe deputeti i Forcës,Genci Nimanbegu me të cilën, ndër të tjera kërkuan që Akademia malazeze e Shkencave dhe Artëve (CANU) të tërheqi Fjalorin për shkak të kualifikimeve fyese për shqiptarët dhe pjestarët e fesë islame./Malësia.ME/

Shperndaje