Nga 17 listat zgjedhore të dorëzuara, deri tani janë kofirmuar 13 prej tyre, ndërsa katër janë kthyer për të eliminuar paregullësitë në listë, u njoftua nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Mes katër listave që KSHZ i ka kthyer gjinden edhe dy lista shqiptare, njëra prej tyre është lista “Lidhja Demokratike Shqiptare” në krye me Nikollë Camaj e cila ka më së shumti parregullësi dhe rrezikon që mos të gjindet në fletë votime me 16 tetorë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë listë e ka kthyer për shkak të nënshkrimeve jo të mjaftueshme dhe parregullsive të shumta në numrin amzë të qytetarëve.
Lista tjetër që është kthyer është ajo e koalicionit shqiptarë ”Me një qëdhim” i përbër nga PD,IQ,LDnëMZ,Levizja Perspektiva.Për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, partitë e pakicave ishin të detyruara që të mbledhin 1.000 nënshkrime.
Sekretari i KSHZ-së, Milisav Coric tha për Antena M se ky institucion deri të shtunën, kur është edhe afati i fundit ligjor, do të vendosin nëse ditën e zgjedhjeve do të gjindën në fletë votime edhe këto katër lista./Malësia.ME/