Markoviq në Plavë: E dimë rëndësinë që ka rruga Plavë-Deçan për ju

Duke ditur mudësitë që i ofronë turizmi,qeveria së bashku me parterët ndërkombëtarë për nevojat e komunës së Plavës ka përgaditur strategjin e parë për zhvillimin e turizmit lokal, tha Dushko Markoviq në konvntën e PDS-së në Plavë.

Markoviq tha se, pa infrastrukturën e përgjithshme, veçanërisht rrugore, nuk ka kushte për zhvillimin e plotë të këtyre veprimtarive. Atë që kemi filluar do të përfundojmë në katër vitet e ardhshme,rrugën e cila do të kalojë pjesërisht nëpër territorin e Shqipërisë fqinje, dhe në mënurë më të shkurtë kjo zonë do të lidhet me kryeqytetin e shtetit tonë.E dimë që për ju me një rëndësi të veçatë është edhe rruga Plavë-Deçan, si dhe hapja e vendkalimit kufitar mbi Çakor,tha Markoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!