Funksioneri i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në një intervistë për gazetën ”Dan” fletë për realizimin e marrëveshjes politike me PDS-në, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në nentor në Tuz dhe a do të mbështesin kandidatin presidencial të PDS-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:
1. A jeni të kënaqur se si PDS-ja deri tani i ka përmbushur pikat e marrëveshjes së koalicionit?
Është e pamundur në politikë të jeshë plotësisht i kënaqur me kerkesat e realizuara politike.Bashkëpunimi politik me PDS-në, SD, PB dhe HGI në nivelin republikan ka rezultuar arritjen e statusit të Komunës se plotë të Tuzit, duke miratuar regulloret ligjore në Parlamentin e Malit të Zi dhe duke publikuar vendimin në faqen zyrtare, e cila hynë në fuqi më 1 shtator 2018.
Jemi gjithashtu të kënaqur që kërkesa jonë, për Tuzin si komunë, njeher e pergjithmone e ka derguar në histori komunën urbane duke shkurtuar mandatin, dhe për një vit të funksionojmë si komunë e kryeqytetit.
Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare është në procesin e hartimit. Presim që ministria per pakica e udhëhequr nga ministri yne Zenka, shumë shpejt ta procesojë ne parlament.Lidhur me ket ligj ne kemi siguruar mbështetjen e partnerëve të koalicionit për kërkesën rreth ndryshimit të ligjit zgjedhor, me të cilin shqiptarëve do t’u kthehet e drejta qe ishte arritur, e me von e kontestuar nga gjykata kushtetuese si gjoja diskrimin per mandate te garantuara, por dua te potencoi se per ndryshimin e ligjit ne fjale janë të nevojshme 2/3 e deputetëve dhe duhet të sigurohet edhe mbështetja e një pjese të opozitës. Shembulli më i mirë i diskriminimit të ligjit zgjedhor, tregon se nga 8.000 vota të partive shqiptare prodhuan vetëm një mandat.
Kemi dy pika të marrëveshjes, të cilat nuk janë realizuar dhe i përkasin Malësisë, përcaktimi i territorit të gjuetisë brenda kufijve të komunës së Tuzit dhe plani hapësinor për Parkun Nacional të Liqenit të Shkodrës, të mundësohet trajtim i barabartë në aspektin e hartimit të objekteve për territorin e Tuzit dhe Gollubovcit, ku presim që kjo të realizohet urgjentisht, ngaqë për territorin e gjuetis Ministria e Bujqësisë është duke vonuar me realizimin 4 muaj.
2. A mendoni se në marrëdhëniet e koalicionit me PDS-në më mirë kanë kaluar përfaqësuesit e partisë boshnjake, se të koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur”.
Mendoj se është e vështirë të krahasojmë kërkesat tona dhe të partnerëve tjerë të koalicionit, prioritetet tona janë kërkesat politike, natyrisht që kemi edhe prioritete kuadrovike. Nuk kemi analizuar partnerët e tjerë të koalicionit, por në aspektin kuadrovik, ndoshta ata kaluan më mirë, sepse fituan tri pozita kyçe në Qeveri, por për ne ishte më e rëndësishme në këtë fazë të arrijmë kërkesën kryesore politike Komunën e Tuzit.
3. A do të mbështesni kandidatin presidencial të PDS-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
Nga themelimi i ASH-së,vetem një herë ishim drejtpërdrejt politikisht aktiv në zgjedhjet presidenciale, kemi një përvojë shumë të hidhur. Prandaj, duhet të analizojmë me kujdes se si do të pozicionohemi per këtë mbeshtetje , por gjithçka në kohën e vetë, nëse vazhdohet me këtë ritëm në realizimin e kërkesave politike, dyert tona do të ç’ndryshken.
Në këtë fazë, prioritetet tona janë zgjedhjet lokale në nëntor në Tuz dhe janar në Ulqin, por natyrisht se jemi shumë të interesuar për zgjedhjet presidenciale dhe ngjarjet e tjera politike që pasojnë.
4. A do të dalë Alternativa Shqiptare vetëm në zgjedhjet në Tuz?
Përparësi për dalje në zgjedhje do të kemi të respektojmë marrëveshjen me anëtarët e koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” me te kemi përcktuar që së bashku do të marrim pjesë edhe në zgjedhjet lokale, kjo pikë e marrëveshjes për ne ishte edhe kompromisi që të jemi pjesë e koalicionit. Në zgjedhjet lokale në Guci kjo pikë është respektuar.
Pas marrëveshjes eventuale me UDSH-në, partia jonë, si shtyllë që e realizojë Komunën e Tuzit,eshte e hapur per bashkpunim edhe me grupacione tjera politike që kanë interes të japin kontributin që partitë nacionale të fitojnë pushtetin në Tuz.
5. A është e pranueshme kërkesa e opozitës që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlmentare?
Për ne prioritet është që ne zgjedhjet e adhshme paralmentare, të kemi të ndryshuar ligjin zgjedhor, ku të drejtat e hequra e të arritura do të na kthehen. Gëzohemi kthimit të shpejtë të opozitës në Parlment.
Qëndrimet tona politike plotësisht janë dhe do te jene në përputhje me pikëpamjet zyrtare të BE-së, dhe në veçanti me partnerët tonë më të ngushtë SHBA-të./Malësia.ME/