Nimanbegu kërkon punësimin e shqiptarëve

Institucionet nuk kanë plan se si të zgjedhin diskriminimin dhe shqiptarëve në Plavë e Guci tu mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetut për përfaqësim proporcional në punësim, tha nënkryetari Genci Nimanbegu në konferencë për media në Kuvendin e Malit të Zi ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shqiptarve nga këtë dy komuna.

Nimanbegu tha se shqiptarët nga Plavë dhe Gucia janë të pakënaqur me realizimin e të drejtave themelore të njeriut, mbi të gjitha në procesin e punësimit dhe përfaqësimit proporcional në organet lokale dhe shtetërore dhe institucionet e sistemit. “Kjo kontribuon shumë në situatën e dobët ekonomike, mbi të gjitha të familjeve të reja, dhe në nivelin e madh të shpërnguljes së shqiptarëve nga këto rajone” .

Ai theksoi se në komunat Plavë dhe Guci nuk ka të punësuar shqiptarë në disa institucione shtetërore, duke deklaruar se shifra e të punësuerëve në nivel shtetëror është midis një dhe dy përqind. Asnjë institucion nuk ka plan apo propozim për të përmirësuar “diskriminimin e qartë ndaj shqiptarëve nga këto rajone”, tha Nimanbegu.

Në Plavë e Guci nuk ka asnjë shqiptar të punësuar në Policinë Kufitare, Gjykatën Themelore, Prokurorinë, Gjykatën për kundërvajtje, Drejtorin e Inspektimit,Entin për punësim, Qendrën për Punë Sociale, Administratën Tatimore, Drejtorinë e Pasurive të Patundshme, Postë, Parkun Nacional ”Bjeshkët e Namuna”.

Siç tha Nimanbegu, për këto probleme janë të njoftuar edhe krerët më të lartë shtetëror të Malit të Zi, por deri më tani pa ndonjë rezultat.

“Kërkoj marrëveshje institucionale, jo marrëveshje që do të punësojë disa shqiptarë bazuar në një marrëveshje politike,” tha Nimanbegu.

/Malësia.ME/AntonGjokaj/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!