Beçiq zgjidhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

0

Kreu i koalicionit “Paqja është kombi ynë” dhe kryetar i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq, u zgjodh sot kryetarë i Parlamentit të Malit të Zi.

45 deputetë votuan për emërimin e tij, mes tyre deputetët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake dhe nga deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Për Beçiq nuk votuan deputetët e PDS-së, PSD-së, SD-së dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.

Para votimit, deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” dhe
“E zeza mbi të bardhë” , Partia Boshnjake dhe deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, njoftuan se do të mbështesnin propozimin që Beçiq të jetë kryetar.

Bartësi i Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, Nik Gjeloshaj, tha se do të mbështesë propozimin për zgjedhjen e Beçiq dhe në këtë mënyrë do të vazhdojnë edhe në të ardhmën të jenë konstruktiv.

Deputeti i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq tha se kjo parti do të mbështesë zgjedhjen e Beçiq për kryetar të parlamentit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!