Gjeloshaj kërkon ndryshimin e rregullores së Kuvendit – Gjeka formon klubin me SDP

0

Lista Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” dhe koalicioni “Bashk nji Za” në zgjedhjet parlamentare fituan nga një deputet te dy listat dhe nuk mund të formojnë klubin e deputetëve për të cilin janë të nevojshëm tre deputetë.

Nga koalicioni “Bashk nji Za” deklaruan për ”Vijesti” se do të formojnë klubin me SDP e cila ka dy deputetë.

Deputeti i koalicionit tjetër shqiptar, Nik Gjeloshaj, tha për “Vijesti” se nuk ka vendosur ende, por se ai do të propozojë ndryshimin në rregulloren e Kuvendit në mënyrë që partitë e pakicave të mund të krijojnë klubin pavarësisht nga numri i deputetëve.

“Kjo do të jetë një nga kërkesat në negociatat me koalicionin e ri qeverisës për formimin e qeverisë,” tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!