Verifikohen mandatet e deputetëve të rinj nga partitë shqiptare

0

U mbajt sot në Podgoricë seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi. Në të mbledhje janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj. Partitë shqiptare në këtë legjislaturë do të përfaqësohen nga Nik Gjeloshaj, përfaqësues i Listës shqiptare ‘’Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj’’ dhe Fatmir Gjeka nga Kooalicioni shqiptar ‘’Bashkë një za’’, shkruan Ulqini Online.

Nik Gjeloshaj lindi më 12. 11. 1979. Arsimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Tuz, kurse studimet në Kosovë.
Që në kohën e studimeve ishte i angazhuar në organizata studentore,që ndër tjera kishin synim përirësimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe rikthimin e Komunës së plotë për Malësinë.
Mbas përfundimit të studimeve një kohë punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Tuzit. Po ashtu është themelues dhe drejtues i biznesit privat që nga viti 2000.
Angazhimin në politikë e fillon në Iniciativën Qytetare dhe më vonë në Alternativën Shqiptare, ku sot është në pozitën e Kryetarit!
Z.Gjeloshaj për një kohë të caktuar me sukses ushtroi detyrën e zv/ministit të arsimit, deputetit në Parlamentin e Malit të Zi si dhe Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e administratës publike.
I martuar, baba i katër fëmijëve.


Fatmir Gjeka ka lindur më 17 prill 1975 në Tivar.
Studimet e larta për administrim–biznes i ka kryer në Fakulteti Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitin 1997. Gjatë periudhës 2005–2007 ka ndjekur studimet pasuniversitare në degën ekonomia sipërmarrëse pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Në periudhën kohore 2002–2011 ka ushtruar detyrën e sekretarit të Sekretariatit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Ulqinit. Ka qenë anëtar i Komisionit për finacimin e qeverisjes lokale dhe kryetar i këtij komisioni në një mandat. Në nëntor të vitit 2011 u zgjodh drejtor i Ndërmarrjes Komunale Publike të Ulqinit.
Në Kuvendin themelues të Partisë Demokratike, të mbajtur më 24 dhjetor 2011, u zgjodh kryetar i kësaj partie. Si përfaqësues i Kolaicionit Shqiptar (Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi) u zgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 tetor 2012. Si deputet, ka qenë kryetar i Klubit të Deputetëve të Partive Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale të Malit të Zi.
Fatmir Gjeka u zgjodh si Kryetar i Komunës së Ulqinit më 24 shkurt 2014, si kandidat i Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Forcës së Re Demokratike dhe Malit të Zi Pozitiv[2] dhe shërbeu në këtë detyrë deri me datën 21 mars 2016.
Me datë 27 qershor 2018 zgjidhet si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë.[3]
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

error: Të drejtat e rezervuara !!