Nimanbegu: Krivokapiq nuk ka besueshmërinë për të na bindur që të hyjmë në Qeveri

Partitë e pakicave janë ftuar përsëri të jenë pjesë e qeverisë së re dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq pritet t’u japë atyre një ofertë konkrete.

“Me përvojën tonë, Kryeministri nuk ka besueshmërinë të na bindë se ajo që do të ofronte tani do të ishte shumë më ndryshe nga ajo që bënë në dhjetë muajt e mëparshëm,” tha deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu.

Ai shtoi se kanë frikë se rezultati i bisedimeve me pakicat, që të jenë pjesë e qeverisë së rikonstruar, do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar kur mandatar ishte kryeministri i sotëm Zdravko Krivokapiq.

Ai gjithashtu thekson se, gjatë takimit, ata nuk fituan përgjigje në pyetjet e bëra.

Nuk kemi fituar përgjigje se si do të zvogëlojë tensionet ndëretnike. Nuk kemi fituar përgjigje se si do të parandalojë që Kisha Ortodokse Serbe mos të provokojë me aktivitet e tyre në territoret ku jetojnë shqiptarët. Dhe shumë çështjesh të tjera – tha Nimanbegu./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!