Bekim Balaj po kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë po e tregon javë pas jave me fanellën e Terek Groznit në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në suksesin 3-1 të skuadrës së tij ndaj Rubin Kazan, duke shënuar një gol që ndihmoi skuadrën të ngjitej në vendin e katërt të klasifikimit në kampionatin rus.
Në këtë ndeshje protagonist u bë edhe Odise Roshi, i cili shënoi një gol të shkëlqyer në minutat shtesë të takimit për të vulosur suksesin e ekipit.