Rama përjashton nga partia ish-ministrin Saimir Tahirin – Kundër kërkesës për arrestimin e tij

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrojti ish-ministrin e Punve të Brenshme Saimir Tahirin, duke u shprehur se ka bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe se po akuzohet pa asnjë provë nga Prokuroria dhe bëri me dije se grupi i PS-së do të votojë unanimisht kundër kërkesës për arrestimin e tij.

Megjithatë, Saimir Tahiri është përjashtuar nga Partia Socialiste dhe nuk do të jetë më deputet i saj deri në përfundim të hetimeve,  pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të partisë socialiste.

Ne duam drejtësi, ata duan atë që kanë dashur gjithmonë, tollovi. Unë e dua Saimirin, por sot më shumë se Saimirin dua drejtësinë që të më tregojë të vërtetën.

Kryeministri ka sulmuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e quajtur arbitrare kërkesën për arrestimin.

Kështu, Rama bëri me dije se grupi i PS-së do të votojë unanimisht kundër kërkesës për arrestimin e deputetit të Tahirit, ndërsa tha se do të pranojnë kërkesën e Prokurorisë për kontrollin e banesës, ndalimin e daljes jashtë shtetit, garancinë pasurore, detyrimin për t’u paraqitur në polici dhe për të qëndruar në një vend të caktuar, të cilat po ashtu i cilësoi si të papranueshme.

Saimir Tahiri nuk mundet kurrsesi të linçohet në një burgosje, që në këto kusht ka vetëm qëllime të poshtra, por duhet gjithsesi të hetohet me të gjitha mundësitë shtrënguese që parashikon Kodi Penal. Dhe deri kur e vërteta të dalë, ne do të vigjilojmë mbi procesin vetëm në aspektin e garancive kushtetuese ligjore siç kemi bërë deri tani dhe siç do të bëjmë për këdo që drejtësia e re do të sjellë këtu në këtë parlament. Por, në asnjë mënyrë nuk do të përzihemi politikisht në këtë proces si mbrojtës të Saimir Tahirit, nga unë më i pari, te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë”, u shpreh kryeministri Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!