Takim Meta-Cungu: Faktori shqiptare duhet të ketë qëndrime të unifikuara

Kryetari I Komunës së Ulqinit dhe njëherit kryetar i Forces, Nazif Cungu, zhvilloi sot takimin me presidentin e Shqiperisë SH.T.Z.Ilir Meta në rezidencen presidenciale në Tiranë.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet Evropiane të Malit të Zi.

Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit të Zi.” – theksoi Presidenti Meta.

Nderkaq kryetari Cungu e njoftoi Presidentin Meta me arritjet e koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” gjatë mandatit të fundit si pjesë e koalicionit qeveritar që ka zgjidhur çështjen e përdorimit të simboleve dhe gjuhës shqipe, që ka miratuar Planin Hapësinor të Ulqinit, që ka mundësuar formimin e komunës së Tuzit.

Po ashtu Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë tek autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi për të përmirësuar përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e vendit.

Gjate takimit, ata theksuan edhe rëndësinë e përmirësimit dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar Sukobinë – Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milionë persona në vit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!