U gëzohem arritjeve të Përfaqësueses, KF Deçiq dhe fitoreve të PDS-së

Politikani dhe deputeti shumëvjeçar i Partisë Demokratike të Socialistëve në Parlamentin e Malit të Zi, i cili ishte gjithashtu kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj, mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Tuz. Në vitin 1988, ai u shpall nxënësi i gjeneratës dhe nxënësi më i mirë në Mal të Zi. Ai ishte fituesi i Çmimit Lluça, si dhe i Çmimit të Fondit të Titos, dhe siç ai e pranoi për Portal Analitika ky çmim i ndihmoi shumë gjatë studimeve.

Nikolla rrjedh nga një nder familjet më të respektuara në Malësi. Me profesion është inxhinier i metalurgjisë. Por siç zbulon kurrë nuk ka punuar në këtë profesion. Përkatësisht, para se të hyjë në ujërat politike, ai punoi si profesor i kimisë dhe matematikës në shkollën e mesme në Tuz.

Srodna slika

Në Parlamentin e Malit të Zi, si deputet i PDS-së dhe si një luftëtar i madh kundër nacionalizmit dhe shovinizmit, ai përfaqësoi konceptin e shtetit qytetarë dhe ishte më aktivi midis folësve nga radhët e partisë së tij. Nikolla njihet si njeri nga populli, i sjellshëm dhe i dashur. Ai është i martuar me gruanj Marija, me të cilën ka vajzën Monika, e cila është nxënëse e klasës së shtatë të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, dhe siç e pranon, e do më së shumti në botë.

Këtë vitë kopshti i familjes Gegaj zuri vendin e dytë në konkursin për kopshtin më të bukur në Komunën e Podgoricës.

nikola10

Për ata që ndoshta nuk e dinë, Nikolla është delegat i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

ZGJIMI

Çka ju mungon nga koha kur ishit fëmijë?

Koha e lirë. Nuk thonë kot se mosha më e bukur është e fëmijërisë dhe e nxënësit. Kënaqeni, nuk keni përgjegjësi si një i rritur, pastaj, prindërit ju shërbejnë të gjitha… Unë e konsideroj fëmijërinë si një periudhë të veçantë. Mbaj mend momentet kur, si nxënës i shkëlqyer kam mbajtur stafeten e rinisë, pastaj pushimet shkollore, futbollin e vogël me fqinjët në Trieshë. Nuk mund të harroj edhe mësuesen tim të dashur Nusha, e cila ishte e ashpër por e drejtë.

nikola3

Çfarë ju pëlqen më së shumti, në atë, që jeni i rritur?

Kur njeriu hunë në disa vite të caktuara, çdo herë e më shumë do të deshironte që të jetë fëmijë.Të paktën unë mendoj kështu. Njeriu i rritur me më shumë kujdes mund të krijojë dhe të shohë përvojën e vetë. Pavarësia ka çmimin e vetë, qoftë edhe i gabuar. Këtë, si fëmijë nuk e kemi. Një i rritur ka mundësi të organizojë në mënyrë të pavarur jetën e vetë, në atë mënyrën që i përshtatet më së shumti ati.

Cili talent i juaj mendoni se nuk ka dalë në shprehje?

Gjithmonë do të më vijë keq që nuk kam vazhduar të merrem me sport, kryesisht futboll. Kam luajtur për KF Deçiq, por ndalova të luaj shumë shpejt dhe të gjithë më thonë se do të kisha një karrierë të shkëlqyer futbolli. Për shkak të fakultetit e braktisa futbollin. Natyrisht, nuk pendohem, por jam i sigurt se do të isha po aq i suksesshëm edhe në këtë fushë.

Cilën nga tiparët tuaja e konsideroni më të keqen?

Kokëfortësia. Nga një herëdi di të krijoj panik të paarsyeshme.

nikola2

Çfarë vlerësoni më së shumti te tjerët?

Sinqeritetin dhe vetëm sinqeritetin. Nga natyra jami tillë dhe këtë e kërkoj edhe nga të tjerët. Gjithashtu, unë vlerësoj shumë dinjitetin, parimin, dhe nuk është e keqe të jesh edhe ambicioz. Ata që dorëzohen lehtësisht dhe nuk duan të shpenzojnë as një fuqi për të arritur diçka në jetë, nuk janë të vlersuar te unë.

NË PASQYRË

Si do të quhej biografia juaj e filmit dhe kush do të dëshironit të të luante?

“Gëzim dhe trishtim i jetës”. Do të doja të më luante Ralph Fiennes, një nga aktorët më të mëdhenj të sotëm.

Si do ja përshkruanit veten në pesë fjalë dikujt përmes telefonit?

I sinqert, emocional, komunikues, këmbëngulës dhe i shkathët.

nikola8

Cilën fuqi të një super-heroi do të donit të kishit?

Fuqin e magjistarit Gandalf, nga filmi ”Kryezoti i unazave”, sepse ai është gjithmonë në anën e të mirës dhe kjo për mua është pika e jetës dhe kënaqësisë.

Me cilin personalitet, të vërtetë apo imagjinar, do të ndryshoheshit për një ditë?

Nuk do të ndryshohesha me askënd. Jam kështu, siç jam. Dikush më do, dikush më urren. Kjo e gjitha është pjesë integrale e jetës. Nëse në të vërtetë duhet, atëherë unë do të ndryshohesha me Dejan Saviqeviq, gjeniun dhe legjendën e futbollit malazez dhe botëror.

nikola7

E PËRDITSHME

Çfarë bëni të dielën pasdite?

Nëse është periudha e dimrit, ma së shumti jam te shtëpia, kurse në verë kryesisht jam në det, ose në lumin Cem. Gjithashtu shpesh e vizitojmë vendlindjen time, Trieshin, që është një vend ideal për pushim në ditët e nxehta të verës, sepse është në një lartësi prej më shumë se 1000 metra mbi nivelin e detit.

Cila këngë është gjithmonë në krye të listës tuaj të preferuar?

Kënga „Ako me ikada sretnesh“ e Dino Merlin.

Cili libër / shfaqje / film kohët e fundit ju ka lënë përshtypjen më të fuqishme?

Libri, dmth. përmbledhje e tregimeve “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, e shkrimtarit më të famshëm të gjadhë shqiptarë, Ismail Kadare, i cili është gjithashtu mes shkrimtarëve më të respektuar në botë.

nikola6

Ku do të dëshironit të udhëtonit?

Më së shumti më tërheqin vendet ekzotike afrikane. Do të doja gjithashtu të vizitoja shtetet e Amerikës së Jugut – Brazilin, Argjentinën, Uruguain…

Cili mjet të transportit e doni më së paku?

Më së paku e dua autobusin, por sinqerisht, nuk e kamë njëjtë as kur fluturoj me aeroplan. Megjithatë më duhet. Si ta shohim Nju Jorkun, nëse jo me aeroplan?

ME TË THËNË

Kujt i tregoni të gjitha?

Pothuajse të gjithë vajzës time Monika, të cilën e dua më së shumti në botë. Gjithashtu edhe gruas time Marisë. Ndërsa, deri dy vite më parë, edhe nënës time tani të ndjerë, e cila ishte më shumë se nënë.

nikola9

Për çka gëzoheni gjithmonë?

Kryesisht i gëzohem sukseseve të vajzës sime. Meqënë se, merrem me punë publike, gëzohem nëse mund ti ndihmoj dikuj, të paktën me këshilla apo sugjerime … Gjithashtu, u gëzohem sukseseve të pëfaqësueses tonë në të gjitha sportet, si dhe fitoreve të KF Deçiq. Do të isha i pasinqertë nëse nuk e pranoj se u gëzohem edhe fitoreve të partisë tonë në fushën politike.

A keni keqardhje për donjë gjë?

Mund të kem për shumë gjëra, por do të ishte e kotë, sepse vetëm do të merrte energji jetësore dhe asgjë më shumë. Kjo është arsyeja pse unë shikoj dhe shkoj përpara.

Pa cilën gjë nuk mundeni?

Pa familje dhe telefon celular. Në verë, nuk mundem pa not, dhe në dimër pa ushtruar në bosht.

nikola4

Për çfarë keni kërkuar falje për herë të fundit?

I kërkova falje vajzës sime që nuk munda të arrijë para shkollës në orën 13.05 për ta çuar në shtëpi, por isha me vones shtatë minuta. Ndonjëherë edhe unë di gabim ta vlerësoj situatën, dhe kërkoj falje. Kjo është pjesë përbërëse e jetës dhe një mjet për përshtatje, në mënyrë që të arrihet një komunikim më i mirë ndërmjet njerëzve.

PËRËNDIMI

Cilat janë tri dëshirat që do të kërkonit nga peshku i artë që ti plotësojë?

Besoj vetën në Zotë. Atë që t’ma japë, do jem i lumtur.

Cila është gjëja më e vështirë që keni bërë deri më tani?

Gjëja më e vështirë për mua ishte në funeralin e kushëririt Kristijanit, i cili e humbi jetën tragjikisht në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, tu drejtohem të pranishmëve në emër të familjes dhe të flas për jetën e shuar parakohe. Nuk mund ti mbaja lotët …

nikola12

Po ta mësonit se ju kanë mbetur vetëm tre muaj jetë, si do ti kalonit ato?

Do ti kaloja me familjen time.

Si do të dëshronit të vdisni?

Në gjumë në një moshë të thellë. I gëzuar dhe i përmbushur në të gjitha fushat.

nikola13

Cila do të ishte epitafi juaj?

”Kush e kursen jetën do ta humbasë, kush e humb do të jetojë” dhe ”Kujedes (ar)miqve”

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!