Nimanbegu me 13 tetor kishte njoftuar ministrin Raduloviq për punimet në Rumi (Foto)

Nimanbegu: Çdo ndërtim në Rumi është provokim ndaj popullatës. Dikush këtu e konsideron vetën mbi Ligj

Lidhur me aktivitetet e fundit të cilat po zhvillohen në maje të malit të Rumisë, murosja e kishës nga metali të vendosur nga kisha ortodokse serbe, dje permës institucionit të pyetjes së deputetit, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu ka parashtruar pyetjen drejtuar Ministrit për zhvillim të qendrueshem dhe turizëm Pavlle Radulloviq. Nimanbegu ka kërkuar që çështje e ndertimit të ndërprehet, duke shtuar se në këtë mënyrë dikush e konsideron veten mbi Ligj.

Nimanbegu në pyetjen e deputetit tregon edhe shkresën e drejtuar kësaj ministrie me datën 13.10.2018 me të cilën e ka njoftuar ministrinë në fjalë mbi këto punime dhe e cila qartë tregon se për këto punime askush nuk ka paraqitur asnjë kërkesë dhe sipas ministrise “në lokacionin e përmendur nuk zhvillohën punime ndërtimore “.

Pyetjen në tersi mund ta lexoni më poshtë, kurse pergjigjeja do të jete në seancen e radhës të Kuvendit të Malit te Zi e cila fillon te merkurën me 24.10.2018. /TvTeuta/

Fotografia e Anton Gjokaj

Forca: Na shqetëson thellësisht ndërtimi në Rumi

 Kumtese për opinion – FORCA

Na shqetëson thellësisht ndërtimi në Rumi së bashku me mosrespektimin e ligjit

Forca e Re Demokratike shpreh indinjatën e thellë me ngjarjet që po bëhen në Rumi, në Komunën e Tivarit. Forca e Re Demokratike vlerëson që ndërtimet që po ndodhin atje, jo vetëm që shkatërrojnë themelet e bashkëjetesës në Tivar, por luhasin themelet e shtetit ligjor dhe besimit në institucionet e shtetit të Malit të Zi dhe vetëqeverisjes lokale në Tivar.

Deputeti i Koalicionit „Shqiptarët e Vendosur” dhe njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi z. Genci Nimanbegu, ka reaguar në kohë kur organet kompetente mundeshin të reagojnë, pa filluar punimet — gjatë grumbullimit të materialit ndërtimor. Me këtë rast, Forca e Re Demokratike edhe një herë fton institucionet shtetërore që të rivendosin rregullin e ligjit dhe kthejnë besimin në institucionet e shtetit dhe ata të vetëqeverisjes lokale nëTivar.

Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!